Mire se Vini
                  
- Marrëdhëniet kontraktuale me bizneset e tjera: Çdo shoqëri tregtare lidh shumë kontrata gjatë aktivitetit të saj ekonomik të përditshëm. Shpesh, problemet që mund të lindin nga një formulim i gabuar ose mosformulimi i një klauzole, sjellin probleme financiare që duhen përballuar nga shoqëria. Ne iu ofrojmë konsulencë në hartimin e një sërë kontratash si: kontrata e shitblerjes, sipërmarrjes, porosisë, leasing, franchising, enfiteozës, depozitës, llogarisë bankare, sigurimit, huasë, punës, huapërdorjes, etj.
- Procedurat e regjistrimit ose licencimit pranë autoriteteve si QKR apo QKL:
Çdo shoqëri ka si detyrim ligjor regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Një sërë aktesh si Akti i Themelimit, Statuti, shitblerjet e aksioneve midis ortakëve, ndryshimet e herëpashershme të statutit, marrëdhëniet e ortakëve me njëri-tjetrin etj. duhen përgatitur dhe depozituar pranë QKR ose QKL. Ne marrim përsipër hartimin e të gjithë akteve, si dhe procesin e depozitimit për marrjen e numrit NIPT nga shoqëria.
- Konsulenca në marrëdhëniet kontraktuale të punës me punëmarrësit e vetë shoqërive:
Shpesh shoqëritë kur përfundojnë marrëdhëniet e punës me punëmarrësit gjenden përpara pretendimeve ligjore të këtyre të fundit për dëmshpërblim si pasojë e moszgjidhjes në mënyrë korrekte të kontratës së punës. Vlera e këtyre pretendimeve mund të jetë e barabartë me pagën bruto të një viti të punëmarrësit. Ne marrim përsipër hartimin e kontratës së punës dhe zgjidhjen e saj, në mënyrë që të mos jeni të detyruar të paguani dëmshpërblime të tilla.
- Konsulenca në marrëdhëniet e shoqërive me organet administrative:
Shoqëritë kanë një shumëllojshmëri marrëdhëniesh me organet e administratës. Që nga dita e themelimit ato hyjnë në një marrëdhënie dinamike me këto të fundit. Fushat më tipike ku ne ofrojmë asistencë janë: përpilimi i dokumenteve për pjesëmarrje në tendera, aplikimi për koncesione, hartimi i kontratave administrative, marrja e lejeve të ndryshme, marrëdhëniet me zyrat e sigurimeve shoqërore, ankimet administrative të shoqërive kundër veprimeve të ndryshme të administratës, etj.
- Konsulencë financiare dhe ekonomike në lidhje me legjislacionin tatimor dhe doganor të Shqipërisë:
Menaxhimi i burimeve ekonomike të një shoqërie duhet që të përkojë dhe me korrektësinë e marrëdhënieve tatimore si një detyrim i mbarëvajtjes së menaxhimit të mirë të vetë shoqërisë, e cila ka nevojë për konsulencën e ekspertëve të autorizuar kontabël që bashkëpunojnë me studion tonë. Studio e Avokatisë ofron një shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor, si një ndërthurje të marrëdhënieve “law and economics”. Studioja merr përsipër zgjidhjen e probleme tatimore të klientëve të saj, jo vetëm në rrugë gjyqësore por edhe në organet tatimore për detyrimet e shoqërisë. Ne ofrojmë konsulencë profesionale në fushën e së drejtës doganore duke përfaqësuar dhe mbrojtur klientët gjatë procedurave administrative.
- Përfaqësimi i interesave të shoqërive në të gjithë shkallët e gjyqësorit:
megjithë asistencën kualitative juridike paraprake ndodh që konflikte të veçanta të kërkojnë zgjidhje në gjykatës. Edhe në këtë rast avokatët tanë ju qëndrojnë pranë duke marrë përsipër përfaqësimin e interesave tuaj legjitimë, duke siguruar një mbrojtje efikase dhe me kosto sa më të arsyeshme. Avokatët tanë përfaqësojnë me sukses interesat e klientëve në të tre shkallët e gjyqësorit shqiptar.
Fushat e asistences dhe ekspertizes
- Administrimi i shoqërive: Studioja përpilon dhe regjistron të gjitha aktet juridike të nevojshme për themelimin dhe administrimin e një shoqërie tregtare, duke ndjekur me profesionalizëm të gjitha procedurat e nevojshme. Në mënyrë që shoqëria juaj të arrijë rezultate ekonomike sa më optimale, është i nevojshëm themelimi dhe administrimi profesional i shoqërisë. Ne ju mbështesim në secilin prej këtyre hapave, duke zgjedhur alternativën më efikase dhe ekonomike për shoqërinë tuaj.- Marrëdhëniet kontraktuale me bizneset e tjera: Çdo shoqëri tregtare lidh shumë kontrata gjatë aktivitetit të saj ekonomik të përditshëm. Shpesh, problemet që mund të lindin nga një formulim i gabuar ose mosformulimi i një klauzole, sjellin probleme financiare që duhen përballuar nga shoqëria. Ne iu ofrojmë konsulencë në hartimin e një sërë kontratash si: kontrata e shitblerjes, sipërmarrjes, porosisë, leasing, franchising, enfiteozës, depozitës, llogarisë bankare, sigurimit, huasë, punës, huapërdorjes, etj.