Ne jemi e vetmja firmë ligjore në Shqipëri që përdor gjermanishten si gjuhë pune, dhe që ka avokatë që njohin të drejtën gjermane dhe të drejtën shqiptare. Ne përfaqësojmë gjithashtu klientë shqiptarë në Gjermani nëpërmjet rrjetit tonë të partneriteteve me firma ligjore gjermane në Gjermani. Të gjithë avokatë tanë kanë studiuar dhe punuar në vende perëndimore si Gjermania apo Italia, etj. Ata kanë mbaruar të gjithë studime pasuniversitare në perëndim dhe shumë prej tyre janë kandidatë doktorature. Ata flasin rrjedhshëm anglisht, gjermanisht dhe italisht dhe së bashku me filozofinë e punës tonë janë aseti më i çmuar i firmës.
Klajdi është një nga partnerët menaxhues të firmës. Ai ka punuar si ekspert ligjor për qeverinë gjermane (GIZ – Open Regional Fund LR) në
fushën e Reformës Ligjore në Shqipëri, i fokusuar kryesisht në ligjin ekonomik. Gjithashtu ai ka koordinuar reformën e sistemit të përmbarimit
privat në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri. Ai është i specializuar në të drejtën e shoqërive tregtare, investimet
e huaja, të drejtën kontraktuale, etj.
Ai ka studiuar drejtësi në universitetin e Hamburgut, Gjermani dhe ka mbaruar studimet pasuniversitare në fushën e të drejtës Europiane
tek Europa Kolleg, Gjermani. Ai është kandidat doktorature në fushën e të drejtës Europiane si dhe flet rrjedhshëm Anglisht dhe Gjermanisht
dhe ka njohuri të mira të Frëngjishtes dhe Italishtes. Ai është anëtar i dhomës së avokatisë që prej vitit 2008.
Xhensila Kadi LLM
Xhensila është një nga partnerët e firmës. Ajo është pedagoge e të drejtës së falimentimit dhe të drejtës së familjes pranë fakultetit
të drejtësisë të universitetit të Tiranës. Ajo është e specializuar në të drejtë tregtare, të drejtë shoqërie, të drejtë familjare, marka
dhe patenta.
Ajo ka studiuar drejtësi pranë Universitetit të Sapienza-s, në Romë, Itali. Ka mbaruar studimet pasuniversitare si master I të drejtës
ndërkombëtare të biznesit (LLM) në Itali. Ajo është kandidate doktorature në fushën e të drejtës tregtare dhe ka publikuar shumë artikuj
shkencorë në fushën e të drejtës tregtare dhe familjare. Xhensila flet rrjedhshëm Italisht dhe Anglisht.
Fakte:
Partnerë:
Klajd Karameta LLM